Çfarë do të marrë Turqia mbrapsht pas ndihmave?  Përgjigjen Erdogan dhe Rama

schedule17:24 - 17 Janar, 2022

schedule 17:24 - 17 Janar, 2022

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dy liderët u pyetën nëse Bashkimi Europian duhet të jetë i shqetësuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Gjithashtu u Rama dhe Erdogan u pyet se çfarë do të marrë mbrapsht Turqia pas ndihmave.

 

Lidhur me këtë, sipas presidentit turk ndihmat janë të bazuara në rregullat e vëllazërisë dhe kjo nuk duhet të vihet në mëdyshje. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se BE nuk duhet të shqetësohet për raportin mes dy vendeve dhe shtoi se nuk bëjnë zgjedhje mes dy palëve.

Lexo edhe: “Bashkoni dy ministritë!” Erdogan njofton mbledhje ndërministrore mes qeverise shqiptare dhe asaj turke

Rexhep Taip Erdogan: Më kape ngushtë. Unë nuk jam i kapur ngushtë sepse miqësia rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme. Brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh. Po flasim për një situatë që është ajo pas tërmetit. Ne ndërtuam këtë projekt shpejt, të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe me rregulla historike, bazuar në rregullat e vëllazërisë. Ne jemi vëllezër, nuk dihet çfarë do të ndodhë ndoshta. Mos e vini në mëdyshje.

Edi Rama: Duke ndjekur sot rrugës kthimin nga Laçi më bëri për të qeshur komenti i një qytetari i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin kush e di çdo të thonin ata të BE-së. Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane, por nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këto marrëdhënie. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte vend shumë i mbyllur, prap marrëdhënia me Turqinë ishte aty.

Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan nuk ka asgjë për tu shqetësuar janë për të qeshur shumë nga ato që thuhen. E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Unë nuk di  një qeveri tjetër përveç asaj të Erdogan asaj kohe kryeministër të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur në atë moment. Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim. Përtej të gjitha teorive mendoj se roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm.  Nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që nuk kanë përmbajtje plastike. Një nga këta njerëz është presidenti i Turqisë. Nuk kam dëgjuar në takimet me të kokë më kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht. Mendoj se këtu ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot. Turqia është një valvul e pashmangshme sigurie. Ne jemi me Shqipërinë dhe pikërisht pse jemi me Shqipërinë jemi miq të ngushtë me Turqinë, jemi edhe aleatë me BE dhe SHBA dhe nuk jemi këtu për të bërë zgjedhje o këtej o andej. Zgjedhja jonë është shumë e qartë, është Shqipëria.

g.v/abcnews.al