“Bashkoni dy ministritë!” Erdogan njofton mbledhje ndërministrore mes qeverise shqiptare dhe asaj turke

schedule17:11 - 17 Janar, 2022

schedule 17:11 - 17 Janar, 2022

Presidenti turk Erdogan njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Erdogan tha se kjo mbledhje do të mbahet gjatë gjysmës së parë të këtij. Për këtë, ai shtoi se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive.

Kreu i shtetit turk tha se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej.

Pas kërkesës së Ramës për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, Erdogan tha se fillimisht Shqipëria duhet të bashkojë ministrine e Turizmit me atë të Kulturës.

Turizmi dhe kulturën ne i kemi në një ministri të vetme, ndërsa ju i keni të ndara, por mund të shohim se çfarë çfarë mund të bëjmë për paketa turistike, sikur t’i ndani këto ministrinë. Ne turizmin dhe Kulturën e kemi në një çati të vetme dhe nuk mendojmë t’i ndajmë dhe kështu vazhdon situata. Nuk është një sinjal kjo për ju, nëse jeni të kënaqur nga kjo situatë vijoni me 2 ministri të ndara”, tha Erdogan.

I qëndrojmë Shqipërisë në ditë të mira dhe ditë të vështira. Do të shohim çfarë do të bëjmë me paketat turistike. Ne për 19 vite ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një çati të vetme. Ne nuk do t’i ndajmë ministritë. Nuk është një sinjal kjo për ju. Nëse ju jeni të kënaqur kështu vazhdoni. Inshallah sot do të përurojmë edhe një institucion tjetër, e do t’i vazhdojmë përpjekjet. Inshallah sot do të përurojmë xhaminë e Et’hem Beut. Së bashku me Kullën e Sahatit, xhamia është një nga trashëgimitë kulturore më të rëndësishme të Tiranës“, tha gjithashtu Erdogan.

Marrëveshjet e nënshkruara sot

1- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Vijon..