Çështja “Shullazi” drejt zbllokimit, KLGJ cakton 2 gjyqtarë

schedule20:30 - 8 Mars, 2020

schedule 20:30 - 8 Mars, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të komandojë të hënën dy gjyqtarë për gjykimin e çështjes së Emiljano Shullazit. Burimë për abcnews.al bëjnë me dije se KLGJ pritet të caktojë dyshen gjykuese, Etleva Temo dhe Ardian Kalaja.

Kujtojmë se prej kohësh procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit është shtyrë për shkak të mos plotësimit të trupës gjykuese.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Sakaq, dosja “Shullazi” ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /abcnews.al