Bylykbashi: Rama po përdor “armën” e manipulimit të listave të votuesve, prandaj ia ktheu Presidenti

schedule14:39 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:39 - 19 Nëntor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, shprehet se “anti ligji është arma e vjetëruar e kryeministrit Edi Rama, për manipulimine listave të votuesve.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi shkruan se kreu i qeverisë po përpiqet ta bëjë manipulimin me të njëjtën taktikë si në vitin 2003.

“Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve,” shkruan më tej Bylykbashi.

Postimi

Antiligji, arma e vjeteruar e Rames per manipulimin e listave te votuesve
Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur1, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani Edi Rama po perpiqet te manipuloje‎ listat e zgjedhesve me te njejten skeme.
Zgjedhes1 qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale.
Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve. Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen.
Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim ‎te listave nga Qeveria.
Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet‎. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.  s.b/abcnews.al/