Bylykbashi: Opozita merr 8 mandate në Durrës

schedule21:13 - 20 Prill, 2021

schedule 21:13 - 20 Prill, 2021

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Oerd Bylykbashi I ftuar në Log. ABC me Endri Xhafon ka  komentuar situatën politike vetëm 4 ditë pra zgjedhjeve të 25 prillit.

Bylykbashi në fjalën e tij ka theksuar se fryma e zgjedhësve në terren është ndryshe nga ajo që ka parë në fushatat e mëparshme elektorale.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka theksuar se opozita merr 8 mandate të sigurta në Durrës ndërsa Edi Rama e ka të sigurtë humbjen.

“Reagimi i zgjedhësve është ndryshe nga  ai që unë kam parë gjatë karrierës sime politike. Së pari të gjithë shprehen me duf për situatën në të cilën ndodhin dhe kërkojnë largimin e Ramës, dhe ajo që vëmë re është se gjatë dy javëve të fundit qytetarët të ndalen para këmbëve dhe flasin për ndryshim. Duhet pak kohë, patjetër që kanë momentin e hezitimit nga Inspektoriati i shërbimeve, kemi prova që ditët e fundit janë duke ushtruar presion ndaj bizneseve. Të gjithë po presin datën 25 prill.

Opozita merr tetë mandate në Durrës dhe përmbys rezultatin, Rama e ka të sigurtë që nuk fito gjë, por do të përzërë një nga pjesa e parë se duket qartë që të gjithë drejtuesit e PS-së po drejtojnë votat te Rama për të mos u turpëruar më shumë se kaq. Ajo që është e dallueshme është se njerëzit e kanë kuptuar programin tonë”, ka thënë ai./abcnews.al