Bushati dorëzon detyrën e ministrit të jashtëm, Rama: Ia delegoj drejtimin Cakajt

schedule12:39 - 23 Janar, 2019

schedule 12:39 - 23 Janar, 2019

Detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashmte ka kaluar nga Ish kreu i diplomacisë kombëtare Ditmir Bushati tek kryeministri  Edi Rama. Kreu i qeverisë ia ka deleguar detyrën e ministrit të jashtëm, zëvendës ministrit Gent Cakaj. Stafeta u dorëzua në ceremoninë që u zhvillua në ambientet e ministrisë së jashtme.

Është një ceremoni dorëzimi stafetash por jo si në ministritë e tjera të qeverisë Rama. Ai që lë detyrën është Ditmir Bushati, nostalgjia e të cilit ndjehet që në rreshtat e parë të fjalimit të lamtumirës.

Është i sigurtë se ministria që po lë  është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysëm më parë. Por jo kaq i sigurtë shprehet për atë që do të vijë më pas.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes. Faleminderit! Ju priftë e mbara!”.

Stafeta e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme shkoi dorë pas dore.

“Unë i nënshkruari Edi Rama, i delegoj z. Gent Cakaj, detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme”.

Atë që nuk i dha Presidenti, ia delegoi kryeministri Edi Rama. Zvëendësministri në detyrën e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj vendos t’i japë përgjigje edhe atyre që janë shprehur skeptikë ndaj tij.

 “Pavarësisht forcës sime të zakonit për të thënë atë që mendoj. Mbetem më veshplotë, që atij që i ka shkuar fjala ime për keq, të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë. Siç i thonë në Tiranë “Më mirë syri sesa nami”.

Sa i përket detyrës si ministër de facto, paralajmëron administratën e tij për punën që e pret deri në qershor.

“Orar pa orar. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar. MEPJ do të vazhdojë punën e saj për një performacë për prcesin e screeaning”.

Ndonëse i pavotëbesuar nga asnjë elektorat, Gent Cakaj premton si një socialist.

 “Do qëndroj me lartësinë e besimit të çdo njeriu që na ka dhënë votën”. /abcnews.al