BREXIT, Irlanda kundër propozimeve të Londrës

18:33 | 03/10/201918:330

Irlanda ka dalë kundër propozimeve të Londrës në lidhje me Breksit. Ministri i Jashtëm irlandez ka deklaruar se plani i kryeministrit Boris Xhonson përmban shumë paqartësi dhe nuk lë vend tjetër veç se për një dalje pa marrëveshje.

Ministri i Jashtëm irlandez Sajmon Kovenej ka deklaruar të enjten se, në rast se propozimet e prezantuara nga pala britanike për Breksit janë oferta finale e Londrës, atëherë i vetmi skenar që mbetet është ai i daljes pa marrëveshje.

Të mërkurën, kryeministri britanik Boris Xhonson publikoi propozimet e tij, që kishin në fokus mënyrën se si të shmangej kufiri në ishullin e Irlandës.

Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh europianë kanë shprehur dyshimet e tyre se, propozimet në fjalë mund të çojnë në një marrëveshje përpara afatit të 31 dhjetorit, kur Breksit pritet të finalizohet.

Mendimi im është se Boris Xhonson nuk dëshiron një marrrëveshje dhe se propozimet e bëra prej tij janë një përpjekje për të na çuar neve drejt një akordi. Por nëse ato janë propozimet finale të tij, atëherë marrëveshje nuk do të ketë”, tha Kovenej në Parlament.

Sipas tij, propozimet e Xhonson kanë një sërë problemesh thelbësore, edhe pse përmbajnë një progres të moderuar në disa aspekte të tjera.

Shefi i diplomacisë irlandeze shtoi se edhe BE e konsideron dokumentin britanik një “propozim serioz” me disa pika pozitive, por edhe me dy probleme të rëndësishme.

I pari është se nuk ka asnjë tregues se si do të funksionojë infrastruktura kufitare për të shmangur kontrollet doganore. E dyta, nuk është ende e qartë nëse propozimet i japin Irlandës së Veriut të drejtën e vetos.

“Ne nuk mund të pranojmë një propozim që sugjeron se një minoritet si Irlanda e Veriut të vendosë për shumicën”, shtoi Kovenej./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono