Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës rrit çmimin e hidrokarbureve/ Ja sa do të shitet nafta dhe benzina

schedule12:13 - 9 Maj, 2026

schedule 12:13 - 9 Maj, 2026

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 Maj 2026, mbledhjen e radhës, ku janë përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet në vend.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 185 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 182 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë për litër.



Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 9 Maj, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Sipas njoftimit, në rast të shkeljeve të konstatuara, ndaj subjekteve do të merret masa e pezullimit të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!