Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulen sërish çmimet e karburanteve/ Nafta shitet me 3 lekë më pak, benzina me 4 lekë më pak

schedule12:19 - 19 Nëntor, 2026

schedule 12:19 - 19 Nëntor, 2026

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, 19 nëntor, në orën 14:00.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i naftës (gazoilit) për qytetarët nuk do të jetë më shumë se 201 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa për tregtimin me shumicë çmimi maksimal është caktuar në 189 lekë për litër.

Edhe për benzinën janë përcaktuar çmime të reja. Ajo do të shitet me jo më shumë se 160 lekë për litër në pakicë dhe 148 lekë për litër në shumicë.



Ndërkohë, gazi për automjetet do të kushtojë deri në 71 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa 59 lekë për litër në tregtimin me shumicë.

Një çmim i veçantë është përcaktuar edhe për sektorin e peshkimit. Gazoili për aktivitetin e peshkimit do të shitet me 105 lekë për litër.

Vendimi është marrë në mbështetje të masave të qeverisë për situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të rishikohen sërish çmimet në varësi të ndryshimeve në treg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!