Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtrenjtohen karburantet/ Bordi: Nafta shitet 201 lekë për litër, benzina 187 lekë

schedule15:57 - 13 Maj, 2026

schedule 15:57 - 13 Maj, 2026

Shtrenjtohen karburantet në vend. Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi që Çmimi i shitjes me pakicë i  naftës  do të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri.Më herët nafta tregtohej 197 lekë ose 4 lekë më shumë.

Po ashtu bordi I transparencës vendosi që ët rrisë cmimet e benzinës që do të  jetë jo më shumë se 187 lekë/litri ose 5 lekë më tepër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në bursat ndërkombëtare .



Ky vendim është I detyrueshëm të zbatohet nga të gjithë operatorët në vend ose në të kundërt do të përballen me penalitete.

Bordi rrit çmimin e naftës në Shqipëri në një kohë që në tregjet ndërkombëtare një fuçi nafët po tregtohet me 107 dollarë për fuci.Prej disa ditësh nafta në bura qëndron mbi 100 dollarë ndërsa investitorët monitoruan një armëpushim të brishtë në Lindjen e Mesme dhe prisnin një samit me rreziqe të larta në Pekin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Xi Jinping të Kinës.

Tregu  ndërkombëtar mbetet shumë I ndjeshëm  ndaj çdo përditësimi nga konflikti , që do të thotë se luhatjet e mprehta ka të ngjarë të vazhdojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!