“Boll me shpikje! Lajm i rremë”, babai i Messit nuk përmbahet

schedule21:10 - 11 Nëntor, 2020

schedule 21:10 - 11 Nëntor, 2020

Kontrata e Leo Messit më Barcelonën përfundon në verën e ardhshme dhe rinovimi me katalanasit duket se është gjëja më e vështirë, që mund të ndodhë për momentin.

Klube si Manchester City dhe PSG janë në kërkim të “Pleshtit”. Anglezët janë lakuar prej kohësh, por së fundmi në mediet spanjolle dhe jo vetëm bëri bujë lajmi se babai i “Pleshtit”, Jorge Messi është kontaktuar nga PSG në lidhje me një transferim të mundshëm te djalit të tij.

 

Leo mund të firmosë një parakontratë me klubin e ardhshëm duke nisur nga janari dhe aludimet nuk kanë të ndalur. Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Jorge Messi për lajmin e publikuar për PSG.

Si gjithmonë, fjalëpak, por që mjaftojnë për të kuptuar gjithçka. “Boll me shpikje! Është lajm i rremë”, ka shkruar Jorge në Instagram, duke hedhur poshtë menjëherë një komunikim të mundshëm mes tij dhe drejtuesve të PSG. /acbnews.al