Bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, Bylykbashi: Presim përgjigje nga Damian Gjiknuri

schedule13:03 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:03 - 18 Shtator, 2020

Opozita bojkotoi mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Në tryezë përfaqësuesit ditën e sotme kanë depozituar  një dokument që i kërkon mazhorancës për dy çështjet që bëhet debati për formulën e koalicioneve dhe listave të hapura. Opozita deklaronte se do t’i drejtohej zyrtarisht OSBE-ODHIR për asistentë lidhur me këto dy çështje ku është hasur ngërçi.

Në një deklaratë për media, pas daljes nga mbledhja, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se janë duke pritur përgjigjen e Damian Gjiknuri, pasi i kanë dërguar kërkesë zyrtare.

“Presim sot përgjigje nga mazhoranca. Ne ia bëmë të qartë se presim që sapo Gjiknuri të bjerë dakord vijojmë punën për çështje të tjera.

E bëra të qartë, kemi  bërë një kërkesë zyrtare, presim përgjigjen e tyre sepse marrëveshja e 14 janarit është themeli. Gjiknuri tha se ne nuk jemi dakord.

Në këtë moment PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit. Nëse nuk gjendjet konsensus i drejtohemi OSBE. Këshilli nuk është parlamenti që ata veprojnë si të duan. Këtu bie dakord me konsensus dhe me drafte që janë të pranuara bashkërisht”, u shpreh Bylykbashi. g.v/abcnews.al