Shkëmbimet tregtare dhe rritja e eksporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës është një ndër temat që është diskutuar këtë të martë tek “Sheshi i Dollarit”.
Kryetari i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, Nagib Fejzi në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, është shprehur se deri më tani është bërë shumë për tregun e të dy vënëve edhe pse sipas tij ka shumë më shumë për të bërë.
“Shqipëria dhe Kosova janë partnerë strategjikë që nga hapja e kufirit mundohet që të bashkëpunojnë. Shqipëria është vendi që eksportin më të madh e ka me Kosovën dhe punët nga të dy palët kanë ndikimin e tyre. Gjithmonë ka nevojë që të bëhet më shumë por duke parë se jemi dy vende që dalim nga dy situata të rënda jemi rrugës së duhur për të bërë gjëra me rëndësi”, ka thënë ai.
Fejzi ka analizuar dhe faktin se pse Kosova nuk heq dorë nga produktet serbe, ku ka theksuar se si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë një ekonomi të dobët krahasuar me Serbinë ndaj është e nevojshme dhe bashkëpunimi me këtë të fundit.
“Unë besoj se nuk ka nevojë që të heqë dorë Kosova nga produktet serbe pasi tregu është i lirë,. Populli duhet që të ndërgjegjësohet se ne duhet të konsumojmë produktet e njëri tjetrit. Kanë ndodhur shumë trazira që sjellin dhe sulmet ndaj tregut të Kosovës por mendoj që jemi në drejtimin e duhur dhe pse akoma nuk jemi në nivelet e kënaqshme të tregut të përbashkët.
Biznesi nuk ka si të merret me politike, dhe ne nuk duhet që të merremi me këto gjëra, por tregun e okupon me cilësi me asgjë tjetër. Shqipëria dhe avantazhi i saj është se eksportet janë më të mëdha por janë nga materialet e ndërtimit.
Ne duhet shumë që të prekim pjesën tjetër pasi ne si forum dhe aktorët e tjerë arsyen kryesore kanë heqjen e barrierave por nuk duhet që të harrojmë se këto vite që është rritur cilësia, është rritur edhe bashkëpunimi, politikanët nuk janë të njëjtë si para 20 vitesh, sot Kosova ka një produkt shumë të mirë”, është shprehur Fejzi.
Gjithashtu ai ka theksuar se e rëndësishme është që për një mbarëvajtje dhe zhvillim ekonomik është shumë me rëndësi që qytetarët të edukohen me shkëmbimet tregtare.
Ndërkaq ai ka theksuar se turizmi është një ndër sektorët me interes për qytetarët dhe investitorët nga Kosova./abcnews.al


