BE zgjat sanksionet kundër Rusisë

schedule16:10 - 18 Qershor, 2018

schedule 16:10 - 18 Qershor, 2018

Këshilli i Bashkimit Europian ka zgjatur me një vit sanksionet ndaj Rusisë si kundërpërgjigje për aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Kështu lexohet në një komunikatë të BE-së. Sanksionet përfshijnë një ndalim importimi në vende të Unionit të produkteve të Krimesë dhe investimet në Krime. Është ndaluar edhe ofrimi i shërbimeve turistike në zonën e aneksuar.

Ndërkohë, në sanksione përfshihen dhe shumë ndalime të tjera  në mallra dhe teknologji. Gjithashtu nuk mund të sigurohen shërbimet teknike, të ndërmjetme, të ndërtimit dhe inxhinierisë lidhur me këta sektorë. Katër vite pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Federatës së Rusisë, BE rithekson se nuk e njeh këtë aneksim dhe vijon të dënojë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare./abcnews.al