Brukseli e kishte parlajmëruar, por Beogradi nuk ka reflektuar. Bashkimi Evropian ka pezulluar pagesat për serbinë të parashikuara në planit evropian të zhvillimit, për shkak të asaj që e quan pengesë në gjyqësor.
Njoftimi është dhënë nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos. Kos tha se fondet do të mbeten të ngrira derisa Beogradi të korrigjojë problemet e vërejtura në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Në këtë pikë, ne kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë sipas planit të zhvillimit, sepse po shohim përsëri një pengesë në sistemin gjyqësor. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga BE-ja,” tha Kos.
Ky vendim vjen në një kohë diskutimesh të intensifikuara brenda institucioneve të Bashkimit Evropian në lidhje me vazhdimin e mbështetjes financiare dhe progresin e përgjithshëm të Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Plani i Zhvillimit I BE nënkupton Planin e Rritjes për Ballkanin perendimor paratë e dhënë nga Brukseli.
Deri më tani Serbia ka marrë 51.7 milione euro si parafinancim, pra ka përthithur 7 % të totalit që Beogradi pritet të marrë nga ky fond, pjesa tjetër tani është zyrtarisht e ngrirë.
Më parë, disa media raportuan se Brukseli po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e bllokimit të rreth 1.5 miliardë eurove ndihmë për Serbinë, për shkak të marrëdhënieve të saj me Moskën.


