Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

BE, fonde të tjera për Shqipërinë/ Abedinaj: Përthithja e tyre ndihmon në avancimin e reformave

schedule14:31 - 11 Maj, 2026

schedule 14:31 - 11 Maj, 2026

TIRANË- Shqipëria po avancon në thithjen e fondeve të BE në kuadër të Planit të Rritjes. Deri në vitin 2017 sipas planit do të mund të përthithë gati 1 miliard euro.

Studiuesi për politika të qëndrueshme, Diego Abedinaj, i ftuar në “Money Report” u shpreh se përthithja e fondeve, tregon se Shqipëria ka avancuar me rrugën e reformave.

Sipas tij, disbursimi i fondeve nga BE, është një lajm pozitiv, i cili u hap rrugë realizimit të reformave të planifikuara në përfarimin e vendit me Bashkimin Europian.



“Deri tani janë disbursuar rreth 150 milionë euro. Përthithja e fondeve tregon avancim të reformave në vend.

Koordinimi është një nga gjërat e domosdoshme. Ato fondet janë të rëndësishme për realizimin e reformave”, tha ai.

Ai komentoi dhe implementimin e inteligjencës artificiale në fushën e prokurimeve publike. Sipas studiuesit, implementimi i saj mund të ndihmojë në shumë procese.

“Ajo çfarë mendoj unë është se në vendin tonë është se kemi aftësitë tona të limituara për të kaluar në një model tjetër, tërësisht me inteligjencë artificiale.

Inteligjenca artificiale mund të vijë në ndihmë për të lehtësuar procesin. Nëse ka vullnet politik për transparencë, gjërat janë më të thjeshta”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!