Basha: Në 8 vite Rama nuk bëri asgjë, koha për paga më të mira

schedule13:12 - 9 Mars, 2021

schedule 13:12 - 9 Mars, 2021

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Kryedemokrati shprehet se ka ardhur koha që e ardhmja e vendit të ndryshojë dhe se në zgjedhjet e 25 prillit shprehet ai, do të fitojë Shqipëria.

“Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë”, shkruhet në video-mesazhin e publikuar nga kreu i opozitës.

/abcnews.al/