Basha me të përjashtuarit e ndihmës ekonomike në Kamëz

schedule14:40 - 21 Shkurt, 2018

schedule 14:40 - 21 Shkurt, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi familjet në vafëri ekstreme në Kamëz, të larguara nga skema e ndihmës ekonomike pa asnjë shpjegim sipas tyre dhe në shkelje të ligjit sipas vetë kreut të opozitës. Për këtë çështje Patia Demokratike ka kërkuar edhe mocion me debat me kreun e ekzekutivit Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

E shpalli qëllim të partisë së tij politike identifikimin e familjeve ekstremisht të varfra, të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Vetë takoi ato të bashkisë Kamëz një prej të cilavë është Marie Gjoka.

“Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi.”

780 është numri i familjeve të larguara nga skema e ndihmës ekonomike vetëm në Kamëz. Arsyet nuk i dijnë.

“Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.”

Familja e Gëzim Ukdashit nuk ka as ujë.

 “Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.”

 Për krëun e opozitës Lulzim Basha, të kërcënosh të varfrin me bukën e gojës është kriminale. Për këtë ka premtuar luftë ligjore për familjet më të varfra. Luftën politike për 20 mijë familjet e hequra nga skema e ndihmës ekonomike e vijon ditën e enjte në seancë plenare me mocionin me debat me kreun e shtetit Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me këtë temë./abcnews.al