Ballkani i Hapur, Meta: Rama s’është konsultuar me mua, por me Vuçiç, Kosova po lihet në cep

schedule23:15 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 23:15 - 2 Dhjetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën Open Balkan gjatë intervistës në emisionin “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo. Meta deklaroi se kjo nismë nuk është gjithëpërfshirëse ka krijuar shumë debat dhe kontradikta duke mënjanuar Kosovën dhe duke e vënë atë nën presion se nuk do bashkëpunim.

Meta u shpreh se Rama nuk është konsultuar asnjëherë me të për këtë nismë por me presidentin e Serbisë.

“Unë mendoj se vizita ime në Kosovë nuk ka pasur lidhje me dy vizitat e tjera në kuptimin e një qëllim për të krijuar një kontrast të caktuar. ka qenë vizitë e planifikuar dhe për sa kohë isha në Kosovë nuk mund të mos shprehja opinionin tim për këtë iniciativë. Kjo është një nismë që ka ndërruar tre herë emër në një kohë shumë të shkurtër.

Ka krijuar shumë debat dhe kontradikta sidomos me drejtues të Kosovës. Nuk është gjithëpërfshirëse dhe nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm. Tani të bëhemi ne të dy dhe t’u themi edhe të tjerëve, Nuk mund të ndodhë kështu. Ndaj ka krijuar pikëpyetje. Në çdo nismë që takohen dy tre liderë, ndërkombëtarë nuk kanë pse marrin pjesë. Nuk kam pasur asnjë konsultim me Ramën.

Për këtë ai është konsultuar me presidentin e Serbisë. Nga pikëpamja e projektit nuk kam asnjë lloj informacion. Kjo nuk gëzon sukses. Politika jonë e jashtme gjithmonë ka qenë e qëndrueshme dhe ka pasur në vëmendje çështjen e Kosovës. Në radhë të parë duhet të kemi koordinim të përbashkët. Nëse ne vendosim Kosovën dhe nxjerrin Serbinë, duke vënë në preson Kosovën që këta nuk duan bashkëpunim, nuk e di sa i shërben Shqipërisë apo Kosovës, Më vjen keq për këtë çështje. Unë në politikën e jashtme nuk marr nisma pa u konsultuar me faktorët e tjerë”, tha Meta. m.v/Abcnews.al