Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Babai 95-vjeçar i dhjetë fëmijëve habit mjekët, fiton betejën me Covid-19 pas 24 ditëve në spital

schedule10:11 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:11 - 29 Korrik, 2020

Një gjysh 95-vjeçar, i cili për pak sa nuk humbi jetën nga Covid-19, e ka fituar tashmë betejën 24 ditore me sëmundjen.

Babai i dhjetë fëmijëve Victor Cornell dyshon se e mori virusin në spitalin Royal Melbourne ndërsa merrte kujdes shëndetësor për një të prerë në hundë, më herët gjatë korrikut.


Cornell dhe partnerja i tij Jean më pas rezultuan pozitivë ndaj sëmundjes dhe u detyruan të izolohen në Spitalin Maroondah në lindje të Melbourne.



Shkëputur nga familja e tij, gjyshi e luftoi sëmundjen në izolim për 24 ditë.

Duke pasur parasysh se shkalla e vdekshmërisë së koronavirusit rritet me moshën, të dy mjekët dhe familja e tij, dhe madje edhe vetë Cornell, besuan se ai do të humbte jetën nga virusi.

Por, të martën, u njoftua se i moshuari është tashmë drejt shërimit dhe po pret për rezultatet e një testi të dytë në mënyrë që mund të dalë nga izolimi.

Duke folur për mediat, Cornell tha se nuk mendon se do ia kishte dalë pa mbështetjen e familjes së tij të dashur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!