“Baba Reshati nuk ishte thjesht një udhëheqës fetar”, Rama: Kam pasur biseda me të, jetoi bektashizmin bashkë me fatet e Atdheut

schedule12:49 - 25 Janar, 2025

schedule 12:49 - 25 Janar, 2025

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama zbuloi se ka pasur biseda me Baba Reshatin.

Ai theksoi se ky i fundit nuk ishte thjesht një udhëheqës fetar, por jetoi bektashizmin bashkë me fatet e atdheut.

“Zoti nuk të pyet çfarë je, Zoti të pyet kush je. Dhe këto janë fjalët e kryegjyshit të admirueshëm Baba Reshatit, i ndrittë shpirti aty ku është.

Unë kam pasur privilegjin ta njoh personalisht. Një njeri i madh sa thjeshtësia e tij. Dhe mund ta them këtu sot se nuk më ka rënë ndonjëherë rasti të shprehem për të, Baba Reshati nuk ishte thjeshtë një udhëheqës fetar. Unë kam pasur biseda me të. I mbaj mend si sot. Ai ishte mëshirim i humanizmit të bektashizmit, një kryegjysh që jo vetëm fliste për dogmën e bektashizmit me bektashinj jo me mua, apo për fatet e Shqipërisë me të tjerë si puna ime por ato që fliste ai i jetonte dhe ai e jetoi bektashizmin bashke me fatet e Atdheut si të ishin shpirti dhe trupi u tij.

Prandaj të dashur miq do të ishte komplet e pakuptimtë këtu sot që të mos i premtonim njeri tjetrin shpëtimin, mbrojtjen dhe promovimin të gjithë bashkë të kësaj trashëgimie të vyer kulturore kombëtare.

Askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti se ka dhe ca që flasin shqip dhe janë shqiptarë që Allahu na ruajttë ne prej tyre dhe Allahu i bëftë derman mendjes së tyre, po shyqyr lavdi Allahut dhe Zotit janë pak shumë. Askush s’ka pse i trembet idesë e kësaj embleme, të këtij statusi të posaçëm të selisë të kryegjyshatës botërore, përkundrazi gjithkush duhet ta shohë si detyrim, si detyrim për të mos e lënë të vdesë por për t’ia garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri dora vet. Të shkruar si një amanet për çdo patriot shqiptar dhe si një udhërrëfyes kuptimplotë për këdo që do të kuptojë pa u munduar fare dhe në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve që përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar, flasin pastaj shumëçka që është për t’iu ridrejtuar Allahut me lutjen që të bëjë derman edhe për mendjen e tyre.

Fletoren e bektashinjve, lexohet shpejtë dhe ti thotë të gjitha ato që ke nevojë për të mos u ngatërruar dhe për të mos i vënë shkopinj në rrota një karvani të cilit i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe të prosperitetit krahë për krahë me komunitetet e tjera për komunitetin bektashinj.

Siç thoshte Hashi Bektash Veliu: Rruga jonë është rruga e dashurisë. Në këtë rrugë nuk ka ndarje sepse Zoti është një dhe zemrat tona janë tempulli i tij.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!