Automjeti aksidenton 50-vjeçaren në Tiranë

schedule12:03 - 9 Prill, 2023

schedule 12:03 - 9 Prill, 2023

Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka aksidentuar një këmbësore 50-vjeçare.

Për pasojë, ajo ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.