Protesta pas incidentit të Zvërnecit ka rihapur debatin për ngritjen atje të një resorti turistik, por edhe influencën e mundshme të interesave greke. Nga komuniteti ndërkombëtar, reagimet e Ministrisë së Jashtme dhe të opozitës në Athinë, janë të vetmet të regjistruara këto ditë.
Por televizicioni ABC News ka siguruar pamjet e mjeteve që transportojnë njerëz të organizuar për tju bashkuar protestës. Në këto pamje shihen qartë së paku dy autobusë me targa greke, të cilat u fiksuan në rrethrrotullimin e rrugës Transballkanike dhe që më pas ndjekin rrugën drejt Nartës për të shkuar në protestën që do të zhvillohej në Zvërnec. Momenti është regjistruar të shtunën e 30 majit në orën 06.45 minuta, pak orë para rrahjes së protestuesit nga dy forcat e sigurisë private.
Për situatën e krijuar në Zvërnec, Prokuroria e Posaccme ka nisur një hetim kryesisht me veprime konkrete që janë ndërmarë ditët e fundit, fill pas përplasjeve fizike në protestën e së shtunës, ku u arrestua Gerald Biba, roja e një sigurie private i cili dhunoi një shtetas grek. Prokurorë të kësaj cceshtjeje janë Elida Kackini dhe Altin Dumani.
Nuk dihet nëse organi i akuzës do t’i administrojë apo jo edhe këto pamje filmike për t’ia bashkuar fashikullit hetimor, në mënyrë që të kryhet një hetim i gjithanshem i kësaj dosjeje. Lidhur me përfshirjen e SPAK, kryeministri Rama kishte një qëndrim me dy anë. Ai e quajti të papranueshme bllokimin e transaksioneve nga grupi investitor, por tha se ndoshta nga drejtësia mund të vijë edhe mbyllja e konfliktit./abcnews.al


