Atentati ndaj Preng Gjinit, familja Reçi mohon akuzat! Dyshimet mbi makinën “pa pronar”

schedule14:04 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:04 - 18 Shtator, 2020

Atentati ndaj Preng Gjinit të martën mbrëma është referuar në prokurori për veprat penale tentativë vrasje për motive gjakmarrje dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Abcnews.al mëson se policia ka verifikuar tre makina të dyshuara për lidhur me këtë ngjarje. Njëra prej tyre është ende në proces verifikimi pasi targa e saj nuk përcakton se e kujt është në pronësi. Deri më tani janë marrë në pyetje anëtarë të familjes Reçi të cilët kanë mohuar akuzat dhe përfshirjen në këtë ngjarje.

Ndërkohë vetë Preng Gjini është marrë në pyetje nga uniformat blu, ku ka shpjeguar të gjithë itinerarin që ka pasur të martën, ditën kur ndodhi shpërthimi. Gjini është shprehur se ka lëvizur në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Ai ka mohuar dyshimet se tritoli i është vënë për qellim hakmarrje. 51 vjeçari ka mohuar gjithashtu që të ketë konfliktet të hapura me ndonjë person.

Atentati ndaj Preng Gjinit ndodhi pasditen e 15 shtatorit pranë Urës së Selitës. Ai është vëllai i Armando Gjinit të njohur ndryshe si ushtari i Met Kananit, i ekzekutuar një vit më parë përpara Katedrales së Rrëshenit./m.v. abcnews.al