I shpëtoi atentatit me tritol, Preng Gjini flet nga spitali: S’jam në hasmëri, nuk ruhem

schedule14:07 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:07 - 18 Shtator, 2020

Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, përpara grupit hetimor. Uniformat blu e kanë marrë në pyetje në spital 51 vjeçarin, i cili i shpëtoi atentatin me tritol në automjetin e tij tre ditë më parë.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se ai ka shpjeguar të gjithë intenerarin që ka pasur të martën, ditën kur ndodhi shpërthimi. Gjini është shprehur se ka lëvizur në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Ai ka mohuar dyshimet se tritoli i është vënë për qellim hakmarrje. 51 vjeçari ka mohuar gjithashtu që të ketë konfliket të hapura me ndonjë person. Preng Gjini ka hedhur poshtë dyshimet e hetuesve që ai ka qenë nën vëzhgim, apo i ruajtur nga ndonjë.

“Me nipin lëvizja shpesh pasi lija makinën aty ku rrinte ai”, mësohet të ketë thënë Gjini për grupin e hetimit.

Ndërkohë janë sekuestruar me dhjetëra orë pamje filmike nga Prokuroria për të parë lëvizjet që ka bërë Preng Gjini, gjithashtu organi i akuzës kërkon që të vërtetojë nëpërmjet pamjeve nëse makina A Clas ka qënë e pa lëvizur.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në Tiranë, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit, i cili u ekzekutua një vit më parë, përpara Katedrales së Rrëshenit. g.v/abcnews.al