Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armëmbajtje pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë/ Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe fishekë kallashnikovi

schedule11:53 - 18 Qershor, 2026

schedule 11:53 - 18 Qershor, 2026

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.



Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!