Ambasada e SHBA në Kosovë: Urime për votimin paqësor, presim të vazhdojmë punën me Hotin

schedule13:49 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:49 - 3 Qershor, 2020

Parlamenti në Kosovë ka votuar qeverinë e re të kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, me 61 vota. Për qeverinë e re të Kosovës votuan 61 deputetë “Pro”, 24 “Kundër” dhe 1 “Abstenim”. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë.

Lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në vend.

Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan:

“Urime për formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re. Presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqe, drejtësi dhe prosperitet, duke përfshirë edhe përpjekjet për të fuqizuar lidhjer rajonale dhe për të luftuar Covid-19.” /abcnews.al/