“Alimehmeti duhet të jetë më i qartë”/ Leka: Në PD s’ka vend për dy “doktorë”

schedule20:34 - 20 Maj, 2025

schedule 20:34 - 20 Maj, 2025

Partia Demokratike pati një rezultat humbës të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Martin Leka, u shpreh Jorida Tabaku është një figurë qendrore, sipas tij në Partinë Demokratike.

Ndërsa i ndalur tek rezultatet në zgjedhjet e 11 majit, reagimet e Ilir Alimehmetit i cili pasi ka marrë një numër të lartë votash, sërish mbeti jashtë.

Analisti Leka tha se Alimehmeti duhet të jetë më i qartë në qëndrimet e tij, dhe se duhet të ketë parasysh që në “PD nuk ka vend për dy doktorë”.

“Jorida Tabakun e njoh siç e njeh opinioni publik, me votat që ka marrë, ka marrë një licensë të pakontestueshme për demokratët, por jo vetëm. Por të jemi të sigurt që po të vazhdojmë më tej, do vazhdojë zonja Kalaja me deklaratat e saj. Ka shumë mendje si Kalaja në PD. Tabaku bën shumë mirë që nuk flet tani për tani. Për Alimehmetin do të thoja që duhet të jetë më i qartë nëse do që ta ndryshojë sadopak Partinë Demokratike. Gjithë problemi tani është se si do të përkthehen në atë se çfarë do bëjë dhe do të thotë. Ai duhet të ketë parasysh që në PD nuk ka vend për dy doktorë…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!