Vjeshta sjell ndryshimin e temperaturave, por për shumë njerëz edhe rikthimin e alergjive. Teshtima të shpeshta, hundë e bllokuar, rrjedhje dhe kruajtje mund të shfaqen edhe jashtë sezonit të pranverës.
Polenet nuk zhduken plotësisht me ardhjen e vjeshtës dhe mund të jenë një nga shkaktarët e simptomave. Ndryshimet e shpejta të temperaturës mund të ndikojnë gjithashtu te rrugët e frymëmarrjes.
Por jo çdo hundë e bllokuar apo teshtimë është alergji. Virozat dhe ftohjet e stinës mund të kenë simptoma të ngjashme, ndaj dallimi mes tyre është i rëndësishëm.
Kur shqetësimet zgjasin, përsëriten ose përkeqësohen, vetëdiagnostikimi nuk është zgjidhja. Një alergolog mund të përcaktojë shkaktarin dhe trajtimin e përshtatshëm.
Edhe çajrat bimorë mund të përdoren si pjesë e masave lehtësuese, por nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor kur ai nevojitet. Një tjetër mundësi trajtimi janë imunoterapitë specifike për alergjinë, të njohura gjerësisht si “vaksinat e alergjisë”.
Por ato nuk merren në mënyrë rastësore: indikacioni, alergjeni dhe skema përcaktohen nga alergologu./abcnews.al

