Akuzat për Asociacionin, reagon Rama: Ata që shajnë kanë frikë vetëm nga një gjë

schedule19:24 - 9 Qershor, 2023

schedule 19:24 - 9 Qershor, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj draft-Statutit për Asociacionin që Shqipëria propozoi për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.

Kujtojmë që i pari që reagoi dhe kundërshtoi  draftin ishte pikërisht, Albin Kurti i cili tha se para të propozohej ky draft- Statut palët duhet të binin dakord në parim.

Po ashtu zyrtarë e analistë tjerë e kanë cilësuar këtë veprim të qeverisë së Shqipërisë, si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

Të shumtë kanë qenë edhe politikanë e analistë që kanë rënë dakord me propozimin e bërë nga Shqipëria.

Rama shkruan se ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur fare se çfarë përmban ky draft-Statut i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë, “se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama

 

r.t/abcnews.al