Aksident në Kukës, plagosen 4 anëtarët e një familjeje

schedule20:31 - 25 Qershor, 2022

schedule 20:31 - 25 Qershor, 2022

Dy makina tip “Golf” janë përplasur pasditen e sotme në Kukës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur anëtarët e një familjeje nëna dhe dy fëmijët.

Mësohet se babai ka marrë dëmtime më të lehta.

Në automjetin që shkaktoi aksidentin nuk dihet se sa persona kishte pasi janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fëmijët dhe e ëma u transportuan në spitalin e Kukësit, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Familja e aksidentuar po udhëtonte nga Hasi drejt Kukësit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë  shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave./Abcnews.al/