Aksident fatal për 3 pjesëtarë të familjes Preka

schedule08:39 - 19 Shkurt, 2018

schedule 08:39 - 19 Shkurt, 2018

Një tragjedi e trefishtë i ka ndodhur një familjeje në Shkodër pasditen e se dielës. 40 vjeçari Edmond Preka dhe dy fëmijët e tij, vajza 5 vjeçare dhe djali, një foshnje 9 muajshe kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë. Po në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë pjestarë të familjes së tre viktimave.

Burime të ABC News sqarojnë se të plagosur kanë mbetur shtetësja: Ervisa Preka dhe vajza e saj 10 vjecare. Fillimisht e plagosur u çua në spital dhe vajza tjeter e kësaj familje 5 vjeçare e kësaj familjeje, por ajo mesohet se ka ndërruar dy orë pas aksidentit.

Gjithashtu për ndihmë mjekësore u dërguan edhe shtetasit Sokol Mhilli, drejtuesi i një makinë tip fuoristradë “Hundai” të përfshirë në aksident.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë, kur si pasojë e përplasjes së Fuoristradës me makinën tip “Alfa Romeo” ku po udhëtonte familja Preka, humbën jetën tre persona dhe u plagosën 4 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor thekson se shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë si edhe errësira në rrugë./abcnews.al