“Aguero po rikthehet”, Guardiola nuk pranon të flasë rreth Leo Messit

schedule19:38 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 19:38 - 4 Dhjetor, 2020

Manchester City ndodhet 6 pikë larg kreut të renditjes në Premier League, por ka luajtur një ndeshje më pak se kryesuesit e Tottenham dhe Liverpool.

Ekipi i Pep Guardiolës pret Fulham në shtëpi ditën e nesërme, takim që nis në orën 16:00. Fitorja është detyrim për “Cityzens”, teksa trajneri spanjoll flet rreth Sergio Agueros dhe i bën bisht pyetjes rreth Leo Messit.

Aguero është rikthyer të punojë me ne dhe po e merr veten. Të shohim se kur do të rikthehet në fushë. Messi? Unë mendoj vetëm për Fulham, nuk kam ndërmend t’i përgjigjem pyetjeve që lidhen me klube të tjera“, deklaron Guardiola.

Emri i Leo Messit lidhet prej kohësh me Manchester City dhe PSG, dy ndër klubet favorite për arritjen e një akordi me yllin argjentinas, që, mësa duket, ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. /abcnews.