Afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ, Basha firmos sot marrëveshjen me aleatët

schedule10:54 - 24 Shkurt, 2021

schedule 10:54 - 24 Shkurt, 2021

Sot skadon afati që PD, si drejtuese e koalicionit opozitar të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, kryedemokrati ka arritur në Selinë Blu ku do të takohet edhe me aleatët për të firmosur marrëveshjen.

Pritet që krerët e partive të vijnë individualisht në PD për të firmosur me Bashën. ABC mëson se kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i fundit që arriti negocioi me Partinë Demokratike kushtet e tij, por është parashikuar që të firmosë i pari. Ai do të paraqitet në PD për të firmosur në orën 11.30.

Më tej, në orën 12.00 pritet që të vijë në Selinë Blu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Më pas në orën 14.00 do të firmosë marrëveshjen kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në orën 14.30, firmos kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e kështu me radhë.

Të gjithë kryetarët e partive do të firmosin një dokument me anë të së cilit do të autorizojnë kryedemokratin Lulzim Basha për drejtimin e koalicionit si dhe do të përcaktohet emri me të cilin opozita e bashkuar do të paraqitet në fletën e votimit. sb/abcnews.al/