Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ABC News në Veri të Kosovës, pjesëmarrja në zgjedhje shumë e ulët, serbët injorojnë procesin

schedule11:39 - 23 Prill, 2023

schedule 11:39 - 23 Prill, 2023

Në Veriun e Kosovës këtë të dielë po votohet në 4 komuna. Abc News po ndjek procesin zgjedhor nga afër për të parë nga afër procesin e votimit në këto komuna ku duket se pjesësmarrja do të jetë e vogël.

Gazetarja Linda Karadaku në fillim kanë qenë në Leposaviç ku kanë theksuar se gjendja ka qenë e qetë por që numri I votuesve nuk ka qenë I madh. Nga Zverçani , gazetarja e ABC News raporton nga fshatin Zhazh të komunës së Zverçanit, është një ndër fshatrat me numrin më të madh të shqiptarëve, është një vendvotim me 239 votues deri më tani vetëm 20 kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Dy partitë që garojnë në këtë komunë janë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Në lista janë edhe rreth 30 apo 40 serbë, por deri më tani nuk ka asnjë që është drejtuar qendrave të votimit.



Ndër të tjera mësohet se në qendrën e parë që pamë dhe pse kishte 701 votues asnjë nuk kishte votuar. Deri më tani pjesësmarrja ka qenë shumë e vogël në këto zgjedhje.

Ndërkohë gazetarja Linda Karadaku raporton se serbët kanë qenë në rolin e vëzhgues dhe të injoruesit. Ne kemi parë që kishte persona që kalonin afër qendrave të votimit thjesht vëzhgonin dhe nuk reagonin po në këtë rast duket që ka zgjedhur të injorojnë.

Ajo që ne dëgjuam nga serbët në Zverçan dhe Leposaviç ishte se nëse kontenierët do të ishin ngritur në rajonet e policisë do të kishin reagim nga ana e tyre. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!