Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian me sa duket nuk janë në një mendje për anëtarësimin e Ukrainës në familjen e madhe të BE-së, shkruan Skynews.
Në një prononcim ne kushte anonimiteti një zyrtar i BE-së tha se nuk është e sigurt nëse të gjitha vendet do bien dakord për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke e cilësuar çështjen të ndërlikuar.
Megjithatë ai pranon se të gjithë liderët e BE-së janë në favor të forcimit të lidhjeve me Ukrainën.
Deklarata vjen një ditë përpara se krerët e vendeve anëtare të BE-së të diskutojnë kërkesën e Kievit për tu bërë vend anëtari i BE menjëherë.
Dhënia e anëtarësimit të Ukrainës në BE ka të ngjarë të shihet si një provokim nga Rusia./ABCNEWS.AL/


