Nuk do të jenë thjeshtë ambasadorë
Siç u tha kryeministri karrierën e tij dhe kapacitetin do ta pasorojnë me një aktivitet për të cilin vendi ka ma shumë nevojë, zhvillimin ekonomik
Ndaj veçse përfaqësues të vendit tonë në vendet tjera, ata do të duhet që çdo ditë të aktivitetit të tyre diplomatik ta konsiderojnë veten edhe si punonjës të një prej ministrive të linjës.
“Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, çdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit”
Kryeministri Rama tha se është i rëndësishëm promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit.
“Duhet të komunikojmë me fakte në dorë për të gjithë ata që janë të interesuar, apo të nxirim të tjerë për potencialet që ofron vendi ynë.
Ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar në vendin tonë posaçërisht në turizëm, padyshim edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, ç’ka ka ndodhur edhe më parë. Besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, dhe të ngjallim interes tek investitorët e huaj, për të shfrytëzuar këto potenciale”.
Nëse kjo është mënyrë për të bindur të huajt që të investojnë në Shqipëri, ambasadorët do të ishin dhe kuratorët më të mirë të imazhit.
Kemi një zv.ministër dedikuar komunikimit me ambasadorët, dhe një ministri diaspore për forcimin e lidhjeve të bashkombasve
Ambasadorët ndodhen në Tiranë pikërisht në një konferencë për “Ridimensionimin e Diplomacisë Ekonomike Shqiptare”, ç’ka deri tani, sipas kryeministrit, ka qenë fjalë goje./abcnews.al
https://youtu.be/8sq31HZ_xsM