Rreth 900,000 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid, në SHBA. Përafërsisht edhe 700,000 fëmijë të tjera pritet të marrin dozën e parë, tha Jeff Zients, koordinatori i përgjigjes ndaj Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një konference për shtyp.
Shifrat, tha Zients, janë një vlerësim i bazuar në të dhënat paraprake nga 20,000 klinika dhe farmaci në mbarë vendin. SHBA-të janë më të prekurat në botë, me 47,647,745 raste dhe 780,236 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al