Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër koronaviurusit në zonat e konfliktit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit.
“Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Ata duhet të mbrohen po ashtu”, ka thënë Blinken.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër koronaviurusit në zonat e konfliktit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit.
“Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Ata duhet të mbrohen po ashtu”, ka thënë Blinken./REL