Mblidhet shtabi i emergjencave në Korçë, shumë fshatra të izoluar

schedule12:13 - 8 Janar, 2019

schedule 12:13 - 8 Janar, 2019

Shumë fshatra të thella në Korçë janë të izoluar nga bora. Njësitë vendore nuk kanë mundur të hapin rrugët. Për këtë arsye prefekti mblodhi Shtabin e Emergjencave.

Nuk ka borëpastruese dhe kripë për të hapur rrugët e fshatrave të thella në Korçë. Njësitë vendore nuk po menaxhojnë dot dimrin e ashpër në zonat rurale.

Shumë fshatra të Mokrrës, Dardhasit dhe Vithkuqit, nuk kanë pasur komunikim me qendrat e njësive administrative, për shkak të rrugëve të bllokuara.

Prefekti i Korçës e ka ngritur këtë shqetësim në mbledhjen  e shtabit të emergjencave civile, duke ju kërkuar bashkive të zhbllokojnë situatën.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari: Çdo banor i qarkut të Korçës dhe në pikën më të largët duhet të gëzojë shërbimin, qarkullimin e lirë, energjinë, ujin, shërbimin shëndetësor dhe furnizmin me ushqim.

Prefekti evidentoi edhe disa segmente problematike në rrugën Korçë – Voskopojë apo  Maliq-Opar- Strelcë.

Ato janë pa mirëmbajtje pasi bashkitë ende nuk i kanë marrë në dorëzim dhe në kushtet e vakumit ligjor, as subjektet që i kanë ndërtuar, nuk po angazhohen për të ndërhyrë.

Megjithëatë në qarkun e Korçës dhe pse temperaturat shënojne shumë grade nën zero, rrugët nacionale dhe ato drejt destinacioneve turistike kanë qene të kalueshme. /abcnews.al