Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimeve për kërcënim.
Gazeta Express raporton se kryeministri Kurti është kthyer në shtëpinë e tij ndërsa kjo e fundit po mbrohet nga forca të shtuara sigurie. Po ashtu para shtëpisë së tij janë shtuar forcat e sigurisë.
Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. /abcnews.al/