Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, një viktimë dhe një i plagosur

schedule18:45 - 16 Nëntor, 2026

schedule 18:45 - 16 Nëntor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!