Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, më pranë integrimit”, Abazi: Qeveria Kurti ka dështuar drejt ‘detyrave’ të integrimit

schedule17:30 - 16 Nëntor, 2026

schedule 17:30 - 16 Nëntor, 2026

Ish-ambasadori Haki Abazi, i ftuar në Ballkan Update, e cilësoi si lajm shumë të mire përparimin e hapave për integrimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ai u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për stabilitetin ekonomik dhe politik të rajonit. Abazi e cilësoi si dështim të diplomacisë dhe institucioneve të Kosovës çështjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke theksuar nevojën për paqe afatgjatë dhe perspektivë për Kosovën.

“Është gjë shumë e mirë që Adriatiku, pervec NATO-s, dhe në aspektin politik nuk do të ndryshojë kursi. Ky është një lajm shumë i mirë në të gjitha aspektet, ekonomik dhe jo vetëm që Ballkani Perëndimor do përfundojë një poligon të interesave. Duhet të na gëzojë të gjithëve që edhe Shqipëria dhe Mali i Zi jane pranë integrimit. Për Malin e Zi në NATO ka qenë sfida më e madhe, inteligjenca, informacioni dhe e gjithë analiza është se do të jetë përplasje e madhe e vlerave.



Kemi të bëjmë me një dështim të diplomacisë dhe institucioneve të Kosovës për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që është obligim për Kosovën. Kështu do të ishte një paqe afatgjate, shpresdhënëse për Kosovën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!