Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Poloni, arrestohen tre adoleshentë të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

schedule17:49 - 16 Nëntor, 2026

schedule 17:49 - 16 Nëntor, 2026

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme në Poloni (ABW) ka arrestuar tre adoleshentë, të moshave 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist dhe lidhje me një lëvizje ndërkombëtare neonaziste.

Lajmi u bë i ditur nga Tomasz Szymoniak, ministri përgjegjës për shërbimet speciale, përmes një postimi në rrjetin social X.

Sipas autoriteteve polake, hetimet janë përqendruar veçanërisht te dy 17-vjeçarët, të cilët dyshohet se kanë shkëmbyer informacione përmes aplikacioneve të komunikimit online lidhur me pajisje shpërthyese të improvizuara, armë zjarri të improvizuara dhe materiale piroteknike, që dyshohet se do të përdoreshin në një sulm terrorist.



Gjatë kontrolleve në një ambient të përdorur nga njëri prej të dyshuarve, agjentët e ABW-së sekuestruan edhe lëndë kimike që mund të shërbenin për prodhimin e eksplozivëve.

Arrestimet vijnë në një klimë shqetësimi për sigurinë në vend, pas një sulmi të fundit në sheshin kryesor të Krakovit, ku një person i armatosur vrau gjashtë persona. Qeveria polake ka deklaruar se autori mund të jetë ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, ndërsa opozita nacionaliste ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Me vendim të gjykatës, dy 17-vjeçarët janë lënë në paraburgim, ndërsa 16-vjeçari është dërguar në një qendër paraburgimi për të mitur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!