Institucionet publike te artit dhe kultures do te mund te mbajne 90% te te ardhurave qe sigurine nga shitja e biletave dhe sherbimet qe ofrojne, nga 30% qe perfitojne aktualisht. Ky eshte nje nga ndryshimet kryesore te propozuara ne projektligjin per artin dhe kulturen, i publikuar ne konsultim publij duke ndrushuar menyren e organizimit, financimit dhe funksuionimite te institucioneve kulturore ne vend.
Sipas skemes aktuale 70% e te ardhurave nga biletat derdhen ne buxhetin e shtetit, ndersa vetem 30% mbeten ne dispozicion te institucioneve. Me ndryshimet e propozuara kjo ndarje pritet te permbyset duke parashikuar qe 90% e te ardhurave te perdoren nga vete institucionet dhe vetem 10% te kaloje ne buxhetin e shtetit.
Keto te ardhura do te hserbjene per financimin e prodhimeve artistike, projekteve te reja, organizimin e shfaqjeve, promovimin e aktiviteteve kulturore, trajnimin e personelit dhe blerjen e veprave te artit.
Nje tjeter nderhyrje lidhet me tarifat e sherbimeve kulturore. Projektligji parashikon qe ato te percaktohen ne baze te kostos se shyerbimit, duke respektuar parimet e transparences, trajtimit te barabarte dhe garantimin e aksesit te publikut ne art dhe culture. Masa konkrete e e tarifave do te miratohet me vendim te keshillit te ministrave. Ne te njejten kohe, parashikohen tarifa te reduktuara ose perjashtime nga pagesa per kategori te caktuara . Lehtesi te tilla mund te perfitojne femijet, nxenesit, studentet, pensionistet, personat me aftesi te kufizuara si dhe studiuesit qe marrin pjese ne veprimtari educative. Per te garantuar transparence ne perdorimin e te ardhurave, projektligji parashikon edhe detyruimin e institucioneve per te raportuar periodikisht per menyren e administrimit te fondeve. Ministria peregjegjse per kulturen do te monitoroje kete process, ndersa drejtuesit e institucioneve do te mbajne pergjegjsi per perdorimin e ligjshem dhe eficent te tyre.



