Mbetje mortore të një personi janë gjetur gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila njofton se zbulimi është bërë nga zyrtarët e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur.
Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e personit apo rrethanat e vdekjes.


