Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piktori Theodhosi përmbyll 2018-ën me ekspozitën “Zotëria kureshtar”

schedule18:17 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 18:17 - 31 Dhjetor, 2018

Në këtë fundvit Arben Theodhosi sjell një udhëtim në kohë përmes ekspozitës “Zotëria kureshtar’. Tashmë ai e ka kthyer në traditë prej 11 vitesh që ekspozitën e shoqëron me një ese, ku konceptohet historia. Nga atelieri krijues ai ndan disa momente interesante rreth artit të tij.

Atelieja për piktorin Arben Thedhosi është një vend eksperimenti, ku trajton disa tema, që kanë të bëjnë me historinë, krijesat mitologjike në bardhezi, por jo vetëm.



Artisti tashmë e ka kthyer në traditë që çdo fund vit prezanton punët e tij në një ambjent ndryshe, jo domosdoshmërisht galeri arti, por një ambjent më popullor për të qenë me afër artdashësve. Kësaj here ai sjell një udhëtim në kohë nën titullin “Zotëria kureshtar”.

Në këto punime si muze frymëzimi është koncepti i tij mbi historinë dhe në qendër ka bukurinë femërore.

Mesazhi që artisti  ka për këtë fundvit është kthimi tek leximi e këtë e nis duke sugjerur që nga famija.

Në pikturat e tij ka elementë ikonografikë. Në qendër të  krijmtarisë ka edhe elementë biblikë.

Në këto punime si muzë frymëzimi është  koncepti i tij mbi historinë dhe në qendër ka bukurinë femërore.

Pikturat janë një lloj udhëtimi në kohë, që nis nga 2018-ta edhe përfundojnë më punë të vitit të largët 1977  ku ai punoj ne miniere per 14 vite si internuar nga regjimi Në vitet ’90 do të frynte një jetë e re në jetën e Theodhosit, për herë të parë do të ekspozonte në Galerinë Kombëtare të Arteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!