Ishte mbrëmja e tyre.
Dy lojtarë me origjinë shqiptare u treguan vendimtarë për Luganon, në fitoren e madhe 5-2 arritur në Spanjë në Ligën e Konferencës.
Albian Ajeti dhe Urim Bislimi ishte më të mirët në fushë, në një përballje që fillimisht u duk e pamundur për t’u fituar në stadiumin e Getafes.
Gjithsesi, Lugano luajti shumë mirë, më mirë edhe sesa në ndeshjen e parë në grup fituar 3-2 ndaj Crvena Zvezdës, dhe autorë të tre golave ishin pikërisht dy shqiptaro-zviceranët.
Ajeti realizoi dy herë, për 1-1 që në 3’, dhe për 3-1 në të 26-ën.
Bislimi ndihmoi që rezultati të shkonte në 4-1.
Reagimet mediatike ishin se skuadra zvicerane luajti sikur të ishte Barcelona, ndërsa lojtari I ndeshjes ishte pikërisht Albian Ajeti, autor I tre golave në dy ndeshje këtë vit në Ligën e Konferencës, dhe I 5 rrjetave në total, bashkë me ato në Superligën e Zvicrës.
Natyrisht, ndihmë e madhe ishin gabimet e skuadrës spanjolle, që mori kritika të ashpra nga trajneri Bordalas dhe nga gazetat iberike, për ato që u quajtën dhurata në pjesën e parë.
Lugano ka 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në këtë konkurrim, dhe është në vend të dytë, pas Panathinaikosit, ndërsa është ekipi që ka shënuar më shumë gola, 8.


