Nga Italia vazhdojnë të na zbulohen talente.
Ai I radhës quhet Alen Vukaj, një djalë emigranti shqiptar, që ka nisur të shkëlqejë si futbollist.
Lojtari ofensiv 18-vjeçar ishte nga më të mirët në ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve për të rinj, fituar 2-0 ndaj Shahtiorit të Donjeckut.
Vukaj shënoi golin e parë në minutën e 45-të, duke marrë edhe lavdërimet e trajnerit të tij, Bixhika.
Ai u zëvendësua për arsye taktike në 81’, ndërsa zikaltërit kishin shënuar edhe rrjetën e dytë me anë të Kristian Karrarës.
Lojtari kuqezi, I lindur në Leko të Italisë në 2008, po zhvillon një sezon mjaft pozitiv, ndërsa tani po luan për ekipin Shpresa interist, në atë që në Itali quhet kampionati Primavera.
Për Interin U20 ka dy gola dhe një asist në 7 ndeshje, me zikaltërit që janë në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa Parma dhe Empoli.
Ai shkëlqeu me dy rrjetat e shënuara në Milano ndaj Komos, në barazimin 2-2, dhe po ashtu në ndeshjen e fituar 3-0 në fushën e Bolonjës, ku shërbeu një asist, dhe ku ishte protagonist kryesor në aksionin e një goli tjetër.
Alen Vukaj është pjesë e Shqipërisë U19, për të cilën ka luajtur deri tani 7 ndeshje.


