Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Urgjenca ka shpëtuar tre mijë jetë në tre vite

schedule11:50 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 11:50 - 27 Dhjetor, 2018

52 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës, por edhe 100 sete moderne të integruara në ambulancat e kaluara bëjnë diferencën në shërbimin e urgjencës mjekësore dje dhe sot. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të flotës së re të autoambulancave ku nënvizoi se nga nëntori i vitit 2015, Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish, falë pajisjes me aparaturat që i përgjigjen çdo urgjence kardiake.

Krahasimi është i pashmangshëm për kryeministrin Edi Rama kur prezanton një flotë të re.Këtë herë bëhet fjalë për 52 autoambulanca të reja. “Në historinë e këtij vendi, Urgjenca Kombëtare nuk ka qenë kurrë më pranë njerëzve se sa sot”.

Për ta detajuar kryetari i qeverisë i mori një nga një shërbimet e përmirësuara.“Sot, janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e Urgjencës, duke lënë pas historitë me gërhima”– tha ai.

“50% e shërbimit është i përqendruar në banesa, falë trajnimit dhe gatishmërisë së personelit të Urgjencës”– nënvizoi kryeministri.

Autoambulancat sot nuk janë thjesht taksi që i marrin njerëzit.

“Këto autoambulanca nuk janë taksi, që i marrin njerëzit dhe i përplasin tek dera e spitalit, janë shërbim ambulant që ka përgjysmuar numrin e atyre pacientëve për shërbim duke ju dhënë shërbimin në banesë. Deri dje të merrnin të rrotullonin në batanije, të hidhnin në rimorkio dhe të linin tek dera e spitalit dhe ka qenë heroizmi i atyre mjekëve dhe infermierëve që ka bërë çka mundur për të të shpëtuar”.

Duke folur për shifrat në rritje kryeministri tha se Personeli i urgjencës prej vitit 2015 është dyfishuar.Pas janarit do të punësohen 300 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor, Ata që do zgjedhin të punojnë jashtë zonave të tyre të banimit, do përfitojnë edhe bonusin prej 2 mijë dollarësh. Këto kushte nuk i gjen as në Gjermani u kujtoi Edi Rama mjekëve.

“Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani. Aq marrin të gjithë mjekët që shkojnë jashtë Tiranës për të shërbyer si specialistë. Marrin rrogën si mjekë dhe marrin mbi rrogën 2 mijë deri në 2500 dollarë në muaj. Po të llogarisësh taksat që paguajnë këtu që janë 5 fish më të ulëta, se sa do paguanin në Gjermani ta bëjnë vetë llogarinë se si është më mirë, por një gjë është e sigurt se as kemi e as do kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh në sistemin tonë shëndetësor”.

Ajo çka është më e rëndësishme për kryetarin e qeverisë, Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish, që nga nëntori i vitit 2015 vetëm falë pajisjes me aparaturat që i përgjigjen çdo urgjence kardiake.

“Sot kemi një urgjencë mjekësore 24 orë në shërbim të pacientëve. Kemi një urgjencë që ka shpëtuar statistikisht 3 mijë jetë njerëzish, sipas të dhënave të kompjuterizuara nga nëntori i 2015, në këtë shëndetësinë tonë që sipas komentatorëve që falë zotit mos shkofshin kurrë në spital e flasin për mmjekë e infermierë nga thashethemet, sipas të cilëve spitalet janë vende ku shkojnë njerëzit dhe vdesin. Një vdekje përbën lajm, por janë 3 mijë jetë njerëzore të shpëtuara”.

Duke mbetur në fushën e shëndetësisë e bëri edhe urimin për festat e fundvitit.

“Duke iu uruar Gëzuar Vitin e Ri dhe duke iu uruar çifteve të reja që të shtyjnë fortë përpara, ju uroj të gjithëve shumë sukses në Urgjencën Kombëtare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!